Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, bashkë me ministrin Fatmir Limani, kryetarin e Çairit, Visar Ganiu dhe deputetin Bekim Sali, takuan pensionistët e Çairit, të cilët i informuam për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë.

“Pensionistët janë njerëzit, që me punën e tyre të dikurshme, e ndërtuan këtë vend. Prandaj, Qeveria jonë është e përkushtuar për t’u përkujdesur për pensionistët.

Bashkë me ministrin Fatmir Limani, kryetarin e Çairit, Visar Ganiu dhe deputetin Bekim Sali, takuam pensionistët, të cilët i informuam për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë. Faza e parë e rritjes prej 2,500 denarësh fillon nga shtatori i këtij viti, ndërsa faza e dytë nga muaji mars i vitit të ardhshëm.

Për dallim nga qeveria e kaluar që harroi pensionistët, ne jemi qeveri që përmes veprimeve konkrete synon ndërtimin e një vendi të jetueshëm. Qeveria e sotme është zotuar që të punojë çdo ditë për t’iu ofruar të gjithëve një të ardhme të dinjitetshme”, ka shkruan Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume