Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka udhëhequr seancën e rregullt të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
“Sot, me datë 11 korrik, si zëvendëskryeministër i parë e udhëhoqa seancën e rregullt të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Zotohem se do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Prioritet i yni është mirëqenia e zhvillimi ekonomik.
KALOJMË NË VEPRIM!”, ka shkruar Mexhiti.
Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski është në SHBA në kuadër të samitit të NATO-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume