‘BLLOKDATA DHE FRENIMET DUHET T’I TAKOJNË SË SHKUARËS’

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë qendrimit në Uashington, së bashku me kryetarët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Republikës së Malit të Zi, Milojko Spajiq u takuan me senatorin Jean Sain dhe senatorin Tom Tillis. Në një njoftim për media nga qeveria e RMV-së thonë se kryeministri Mickoski u fokusua në sfidat që është përballur rajonin duke shtuar se nevojitet një fillim i ri dhe një gjeneratë e politikanëve të gatshëm për dialog të arsyeshëm të bazuar në fakte.

“Bllokadat, frenimet dhe pengesat duhet të jenë një relike e një kohe të shkuar. Është e mirëseardhur çdo iniciativë që është për bashkëpunim më të madh në rajon dhe që mund të sjellë jetë më të mirë. Nevojitet një fillim i ri dhe një gjeneratë e politikanëve të gatshëm për një dialog të arsyeshëm të bazuar në fakte”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se e ardhmja e rajonit, është bashkëpunimi ekonomik dhe investimet për qytetarë si dhe lufta absolute kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që paraqet kërcënimin më të madh për progresin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume