Ka ndërruar jetë profesori dhe poeti Nuhi Vinca nga Veleshta e Strugës, përcjell TV21. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, aktorja Ilire Vinca.

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore: Të enjten, 11 korrik, në ora 10:00 mbledhja komemorative në Institutin Albanologjik. Varrimi në ora 12:00 në varrezat e Prishtinës (Arbëri). Ngushëllimet i presim në Hotel Grand të premten dhe të shtunën nga ora 09:00 deri ne 17:00”, ka shkruar Vinca.

Nuhi Vinca është poet, shkrimtar dhe përkthyes nga Strug.

Ai lindi në vitin 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen (normalen) në Shkup në vitin 1953, kur e botoi dhe të parën vjershë për të rritur me titullin “Lamtumirë shkollë” në revistën “Zani i rinisë”.

Ka kryer fakultetin filozofik. Dhjetë vite me radhë, që prej hapjes së Gjimnazit të Strugës, punoi si profesor në këtë institucion arsimor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume