Një 28-vjeçar me iniciale I.J. nga Veleshta e Strugës është nën hetime pasi dyshohet se ka kryer veprën penale – shpërndarje të pornografisë së fëmijëve.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, 28-vjeçari duke shfrytëzuar aplikacionin për komunikim, në më shumë rrjete sociale është bërë pjesë e më shumë grupeve, në të cilat ka shpërndarë përmbajtje me pornografi të fëmijëve.

Më pas, të njëjtat i ka ndarë edhe në grupe tjera të ngjashme dhe profile personale me të cilët ka shkëmbyer linqe nga grupe me përmbajtje të ngjashme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume