Çmimi i benzinave do të rritet për 1 denarë pas mesnatës. Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, një litër BS-95 do të shitet për 84 denarë, ndërsa një litër BS-98 për 86 denarë. Çmimi i naftës do të shtrenjtohet për gjysmë denari, konkretisht një litër naftë do të shitet për 77 denarë. Edhe vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohet për gjysmë denari, një litër do të kushtojë 77,5 denarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume