Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shënimin e 248-vjetorit të pavarësisë së tyre.

Ndër të tjera, e para e vendit është shprehur se ShBA-ja është një aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave, shkruan Klankosova.tv.

“Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume