Përsëri është rikthyer gardi rrethues para objektit të Qeverisë. “Sot, sipas urdhrit të marrë nga Qeveria, filloi vendosja e rrethojës së hequr më parë të Qeverisë. Këto ditë është riparuar për shkak të deponimit joadekuat që kishte dhe sot është duke e instaluar Shërbimi për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme. Deri më tani është përdorur gardhi i vjetër dhe i rrënuar prej hekuri në pronësi të Ministrisë së Brendshme, i cili është joadekuat dhe jofunksional. Dyert e Qeverisë mbeten të hapura për qytetarët dhe gardhi në vend që të kalbet në një magazinë. merr funksionin e tij”, njoftojnë nga Qeveria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume