Sonte “Allianz Arena” do të jetë vendi ku do të përballen dy gjigandë të futbollit.

Spanja dhe Franca, do t’i matin forcat në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.

“Furia e kuqe” dhe “Tre kolorët” do të luajnë me fillim nga ora 21:00.

Mbetet të shihet se kush do të jetë finalisti i parë i “EURO 2024”.

Kjo ndeshje transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion.

Derisa nesër pritet të dihet edhe finalisti i dytë i kësaj gare, në mes të Holandës dhe Anglisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume