Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve të mediave (SPGPM) u bën thirrje aktorëve politikë në vend që të respektojnë rekomandimet aktuale për mbrojtje nga vala e të nxehtit.

“Në kushtet e nivelit portokalli të rrezikut nga temperaturat e larta, Qeveria ndër të tjera rekomandoi që në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të shmanget qëndrimi në ambient të hapur – masë që as përfaqësuesit e qeverisë dhe as përfaqësuesit e partive politike nuk e respektojnë”, thuhet në komunikatën e SPGPM-së.

Për shembull, shtohet, sot koalicioni “Vlen” organizoi konferencë për shtyp në sheshin “Skënderbeu” në Shkup në orën 12:00, ndërsa dje në Ohër, ministri i Kulturës, Zoran Lutkov dha deklaratë për media në orën 14:00.

“Konsiderojmë se si përfaqësuesit e qeverisë ashtu edhe partitë duhet t’i kushtojnë vëmendje intervalit kohor kur caktojnë deklaratat për media, ose nëse është e nevojshme që ato të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 17:00, ngjarjet të organizohen në ambiente të mbyllura dhe të kondicionuara.

SPGPM paraprakisht u bëri thirrje vetë mediave që të ofrojnë mbrojtje adekuate për punonjësit e tyre, veçanërisht për ata gazetarë dhe punonjës të mediave që duhet të raportojnë në ambiente të hapura.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume