Një shpërthim i kontrolluar është kryer në vendin ku është gjetur një bombë e madhe e Luftës së Dytë Botërore në County Down të Irlandës së Veriut.

Mbi 400 shtëpi janë evakuuar në rajonin e Rivenwood-it, që kur ky mjet shpërthyes u zbulua nga autoritetet.

Policia dhe ekspertë të deminimit nga ushtria dolën në vendin e ngjarjes ku një strukturë e mbushur me rërë përreth mjetit shpërthyes u vendosë – me qëllim që të mos ketë dëme gjatë shpërthimit të kontrolluar.

Policia evakuoi tërë zonën për arsye sigurie, kurse shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që tymi i zi u ngrit në qiell.

E pamjet amatore shfaqin momentin e shpërthimit të bombës nga Lufta e Dytë Botërore, që alarmoi autoritetet nga frika se atë mund ta prekë ndonjë civil.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume