Në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e 114 vjetorit të lindjes së shenjëtores shqiptare, Nënë Tereza, zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka vizituar universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.

Në takim me rektorin e këtij universiteti, Mexhiti, ka dhënë lajmin e madh se Qeveria pritet që këto ditë të hap procedurën për fillimin e ndërtimit të kampusit të këtij institucioni të lartë arsimor.

“Pritet që këto ditë të kalojë në Qeveri vendimi për hapjen e procedurës për fillimin e ndërtimit të kampusit universitar. Me këtë investim dëshmojmë që prioritet mbi prioritetet tona do të jetë arsimit në të gjitha fushat”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume