Sapo u lirua nga qelia me vendim nga Gjykata e Durrësit këngëtari i njohur Noizy ka komunikuar drejtpërdrejt me ndjekësit dhe fansat e tij në Instagram.

“Sa kisha pa prek telefonin… Uroj që të jeni mirë. Nuk di ku ta filloj, por di të them… kam besim në drejtësinë e dy vendeve”, u shpreh reperi.Noizy shprehu falënderime për mbështetjen e fansave të tij dhe shprehu besim në drejtësinë e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai gjithashtu njoftoi se, pas anulimit të koncertit të tij në Shëngjin natën kur u arrestua, do të mbajë një koncert të madh në Tiranë, në stadiumin Selman Stërmasi, më 21 gusht.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume