Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot kishte takim lamtumire me ambasadorin Siril Bomgartner.

Në takim, siç informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregisë së Jashtme, Mucunski e ka falënderuar për kontributin e ambasadorit Bomgartner në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij diplomatik në vend.

“Bashkërisht është konfirmuar kënaqësia për dialogun politik dinamik dhe të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve dhe u theksua nevoja për vënien e një fokusi të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar në periudhën e ardhshme”, thuhet në komunikatë.

Në takim, siç u tha, u shkëmbyen mendime rreth proceseve reformuese në vend dhe procesit aktual të anëtarësimit, dhe në këtë kontekst ministri Mucunski edhe një herë e falënderoi Republikën franceze për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë në rrugën e integrimit evropian të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume