Ligjin për “branitellat”, i cili dje ishte në rend dite të seancës së Kuvendit, e ka dorëzuar LSDM-ja përmes deputetes Slavjanka Petrovska, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për koment pas njoftimeve të koalicionit VLEN se të njëjtin ligj do ta dorëzojnë edhe për pjesëtarët e ish-UÇK-së.

“Branitellat kanë dhe do ta kenë mbështetjen time, pamëdyshje. Ky ligj është dorëzuar nga deputetja Slavjanka Petrovska, gjegjësisht nga LSDM-ja, dhe ajo që është interesante – kur u votua nevoja e rendit të ditës, LSDM e braktisi seancën. Pse e them këtë, sepse LSDM-ja nuk e dorëzon ligjin sepse u mendojnë të mirën “branitellave”, por për të krijuar një situatë të këtillë. Për të krijuar sërish tensione ndëretnike”, tha Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume