Ekipet e kërkim-shpëtimit në Kroaci, kanë arritur të gjejnë dhe shpëtojnë burrin që ishte zhdukur në rajonin e Pozhegës.

Madje i kanë publikuar pamjet nga ajri të shpëtimit të tij në afërsi të qytetit kroat Pozhega, transmeton Telegrafi.

“Me ndihmën e fluturakes pa pilot, edhe një jetë njeriu është shpëtuar. Personi i zhdukur në rajonin e Pozhegës është parë nga ajri në brigjet e Orlavës”, thuhet në kumtesën e ekipit të kërkim-shpëtimit.

Raportimi për zhdukjen e tij kishte ndodhur në orën 11, kurse burri me ndihmën e dronët është gjetur pothuajse pas një ore.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe alpinist të specializuar për ngjitje në terrene të vështira.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume