Zv.kryeministri Arben Fetai, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit në Gostivar, për ta kthyer në rigjykim lëndën për Aleancën për Shqiptarët.

“Me këtë vendim të gjykatës së Apelit të Gostivarit, të cilin e kemi përshëndetur të gjithë nga Aleanca për Shqiptarët, besoj se po merr fund ngadalë një përpjekje e dëshpëruar e një klile të vogël zyrtarësh, ish bashkëpartiak tonë, të cilët e shitën idealin tonë në BDI dhe u bënë hyzmeqar të BDI-së për të kontrabanduar vulat e partisë dhe për t’i vënë ato në dispozicion të BDI-së. Tani me këtë vendim, lënda rikthehet në Gjykatën e shkallës së parë në Tetovë. Dua të theksoj se çdo pikë e ankesës sonë lidhur me këtë lëndë ku kishte qindra falsifikime, manipulime, shantazhe mbi anëtarësinë, mbi anëtarët e kongresit, mbi gjithë anëtarësinë e ASH, mbi të gjitha presione të hatashme mbi sistemin gjyqësor, dështoi dhe tani gjykata e Tetovës duhet të sjellë vendim të ri, marrë parasysh pikat në në cilat kemi ankimuar për falsifikimet e ndryshme në përbërjen e anëtarëve të kongresit të partisë, të kuvendit të partisë. E kemi thënë vazhdimisht se ne e kemi shumicën dhe e kemi faktuar këtë. Falsifikimi, presioni nuk kaloi. Vendimi do të jetë në favor të Aleancës për Shqiptarët dhe jo siç ishte rasti gjatë pushtetit të BDI-së, në funksion të disa zyrtarëve të cilët u përpoqën ta kontrabandojnë partinë, ta shesin partinë në BDI dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet”, tha Fetai

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume