MPB ka njoftuar se me datë 22.09.2024, në ora 08:05, në SPB Shkup, nga Institucioni Penal-Korrektues Burgu i Shkupit, është raportuar se në repartin e paraburgimit, në dhomën ku qëndronte, është gjetur i vdekur i burgosuri V.V. (36) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume