Çdo vit në javën e tretë të shtatorit, KRSKRR-ja në bashkëpunim me MPB-në dhe Fakultetin e Sigurisë Shkup, realizojnë fushatë për lëvizshmëri të qëndrueshme urbane me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë në Komunikacion. Qëllimi i kësaj fushate është formimi i shprehive të shëndetshme të jetesës, mjedisi i pastër jetësor, komunikacioni më i sigurt dhe mbështetja e formave alternative të lëvizshmërisë.
Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, zbatohen aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit mbi përdorimin e biçikletave, transportit publik dhe zgjidhjeve të tjera ekologjike të transportit. Në këtë mënyrë do të sigurohet avancimi i mbrojtjes së mjedisit, zvogëlimi i zhurmës dhe emisionit të gazrave të shkarkimit nga automjetet, siguria më e madhe në komunikacionin rrugor, avancimi i shprehive për jetë cilësore dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve.
Komunikacioni i biçikletave është forma më e qëndrueshme ekologjike e komunikacionit. Biçikleta është mjet transporti që mund të përdoret për të hyrë drejtpërdrejt në destinacionin e udhëtimit dhe është pakrahasueshëm më i lirë se përdorimi i çdo mjeti tjetër të transportit. Çiklizmi promovohet për këto arsye:
• biçikleta harxhon pak energji,
• nuk e ndot mjedisin,
• nuk ka nevojë për hapësirë të madhe për lëvizje dhe për parkim, ndërsa parkimi është falas,
• kontribuon në zvogëlimin e rrëmujës në komunikacion,
• kontribuon në përmirësimin e shëndetit.

KRSKRR-ja bën thirrje: Vozitni biçikletë! Zgjidhni mjetin ekologjik të transportit. Të kontribuojmë për zhvillimin ekologjik dhe të sigurt në komunikacionin rrugor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume