Sektori për Punë të Brendshme Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër 40-vjeçarit B.C. nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

I akuzuari në cilësinë e ish-drejtorit të burgut “Strumicë”, gjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023, ka urdhëruar dhe kërcënuar punonjësit e policisë së burgjeve, që jashtë rregullave ligjore, të lirojnë personat e dënuar L.K. Gj.V. dhe G.T.

Të tre të dënuarit kanë shfrytëzuar lehtësira që nuk u takojnë dhe nuk kanë qenë të pranishëm në burgun e Strumicës për një muaj dhe në librin e shënimeve me urdhër të të pandehurit është shënuar se të dënuarit ndodhen në burg.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume