Pasi Shqipëria do të hap kapitullin drejt rrugës së Be-së, duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut, kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami tha se kjo është rezultat i politikave të gabuara gjatë viteve të kaluara por edhe i pengesave me fqinjët.

Kasami tha se, si Qeveri do të angazhohen që edhe Maqedonia e Veriut sa më parë të hapë kapitullin e parë për t’u bërë pjesë e BE-së, ndërsa përshëndeti avancimin e Shqipërisë.

Më herët, ministri për për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani tha se ende nuk ka informacion zyrtar nga autoritetet e zgjerimit në BE dhe se nuk mund të jep më shumë informacione rreth kësaj teme pasi asgjë nuk është zyrtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume