Në seancën e sotme të Qeverisë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, u emërua si Kryenegociator me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërkaq zëvendëse e kryenegociatorit u emërua Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov.

Në këtë seancë, Ministria për Çështje Evropiane gjithashtu u ngarkua për përgatitjen e Vendimit të ri për vendosjen e strukturës për negociata për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Është privilegj të punoj për të ardhmen evropiane dhe standardin e jetesës së bashkëqytetarëve të mi krah për krah me partnerët tanë strategjikë.
Në seancën e sotme të Qeverisë u emërova si Kryenegociator me Bashkimin Evropian, detyrë që unë e marr me shumë përgjegjësi dhe nder.
Rruga jonë mund të jetë e gjatë, por destinacioni është përfundimtar. Ne jemi BE! “, ka shkruar Murtezani pas emërimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume