Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi të hënën në komentet drejtuar Iranit se nuk kishte askund në Lindjen e Mesme përtej arritjes së Izraelit, dy ditë pasi Izraeli vrau liderin e grupit militant libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollah.

Udhëheqësi izraelit po fliste në anglisht në një videoklip tre-minutësh të publikuar nga zyra e tij, në të cilin ai tha se po i drejtohej popullit iranian, raporton Reuters.

“Nuk ka askund në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë dhe për të mbrojtur vendin tonë”, tha Netanyahu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume