Seanca e komisionit historik për negociatat me Bullgarinë, e planifikuar për nesër, nuk do të mbahet.

Informatat konfirmohen nga pala maqedonase, ku thonë se për shkak të ndryshimit të përbërjes, kryetari i ri sot i ka njoftuar kolegët bullgarë se seanca që ishte caktuar për nesër dhe pasnesër në Shkup po shtyhet.

Sipas informacioneve, mbledhja e parë e komisionit me përbërje të re pritet në një deri në dy javët e ardhshme.

Të martën e kaluar, në seancë me dyer të mbyllura, qeveria ndryshoi përbërjen e komisionit, duke emëruar për kryetar historianin Vanço Georgiev.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume