Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke i uruar mandat të suksesshëm, Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme politike, ekonomike dhe zhvillimore që Holanda i ofron Maqedonisë së Veriut.

Një nga temat kryesore të takimit ishte bashkëpunimi i shkëlqyer në kuadër të programit MATRA për sundimin e së drejtës, e cila është thelbësore për shkak të fokusit të saj në përforcimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës – fusha kyçe për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe potencoi ndikimin pozitiv mbi proceset reformuese në vend.

Në takim, Murtezani dhe Xhanel shqyrtuan gjithashtu bashkëpunimin e suksesshëm midis Maqedonisë së Veriut dhe Holandës në kuadër të projekteve të IPA Twinning. Holanda është partneri kryesor në shtatë nga nëntë projektet e përbashkëta Twinning midis dy vendeve, duke mbuluar fusha të ndryshme në interes të përbashkët. Murtezani konfirmoi gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, përfshirë edhe përmes instrumentit TAIEX, veçanërisht në fushat që kontribuojnë drejtpërdrejt në integrimin evropian të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume