“Maqedonia e Veriut nuk ka mbështetës dhe partner më të madh në realizimin e qëllimeve sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e di se kjo është përsëritur edhe në takimin mes presidentëve Joe Biden dhe Gordana Siljanovska-Davkova”.

Këtë e tha sot ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, në lidhje me procesin euro integrues të vendit. E pyetur se çfarë do të jetë ndihma e SHBA-ve që është diskutuar në takimin në mes dy presidentëve, Aggeler tha se nuk është diskutuar ndonjë gjë konkrete.

“Siç e kanë thënë tashmë ministri i Mbrojtjes dhe kryeministri, ka më shumë nevoja që duhen zgjidhur dhe meqenëse tashmë bashkëpunojmë në një masë të madhe, ndoshta do të punojmë për zgjerimin e bashkëpunimit që kemi tashmë. Në vitin e ardhshëm ka vërtet synime dhe sfida më të rëndësishme si për Ushtrinë ashtu edhe për Ministrinë”.

“Siç e kemi thënë edhe më parë, ju nuk do të keni përkrahës dhe partner më të madh në arritjen e këtyre synimeve sesa SHBA-ja dhe e di që presidenti e ka përsëritur këtë edhe në takimin me presidenten tuaj”, tha Aggeler, i cili së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Sashko Lafçiski dhe gjeneralët në Armatë, morën pjesë në stërvitjen metodike demonstruese në poligonin ushtarak “Krivolak”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume