Sot gjatë ditës nga ana e policisë u raportua se në objektin e Komunës së Gostivarit me datë 29.10.2024 ka ndodhur një rrahje.

Në njoftimin e SPB-Tetovë thuhet: Me datë 29.10.2024 në ora 14:00 në DPB Gostivar, R.S (32) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 10:00, derisa ishte në vendin e punës në Komunën e Gostivarit, ishte duke pastruar bashkë me kolegen e saj H.H. (39) nga Gostivari, nga zyra e tij ka dalë personi E.E. dhe i ka sulmuar fizikisht, pas çka është penguar nga kolegu i tij që të vazhdojë sulmin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Nga Komuna e Gostivarit e kanë demantuar lajmin duke thënë se ngjarja ka ndodhur në objektin ngjitur me Komunën e Gostivarit ku janë të vendosura ministritë rajonale dhe drejtoritë dhe se rasti nuk ka lidhje me komunën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume