Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të fuste në Shqipëri 18 mijë euro pa i deklaruar, konform ligjit

Autoritetet shtetërore kanë sekuestruar shumën e parave.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume