MPB ka njoftuar se me datë 02.10.2024 në ora 11:00 në NJPGrupçin, personi E.K (34) nga një fshat i Tetovës ka raportuar se rreth orës 09:00 para shtëpisë së fqinjëve të saj ka vërejtur se fëmijët e tyre kanë mbetur jashtë dhe në një bisedë me të, fqinja i ka kërkuar që të telefonojë Qendrën për Çështje Sociale për t’u kujdesur për fëmijët. Fëmijët janë pranuar dhe përkujdesur nga ekipi i Qendrës për ndihmë sociale në Tetovë. Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume