Rodri është tashmë në sallën ku mbahet ceremonia “Topi i Artë”.

Mesfushori i Manchester Cityt pritet ta fitojë trofeun më të rëndësishëm individual në futboll.

Mediat spanjolle e franceze kanë raportuar gjatë ditës së sotme se mesfushori spanjoll do ta fitojë “Topin e Artë”, para Viniciusit.

Fituesi aktual i këtij çmimi është Lionel Messi, që vitin e kaluar e fitoi “Topin e Artë” të tetë në karrierën e tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume