Qendra për Menaxhim me Kriza ka ndarë informacionet e para në lidhje me zjarrin që kaploi një depo poshtë një ndërtese në Çair të Shkupit, transmeton TV21. Nga QMK thonë se një zjarrfikës është dërguar në Toksikologji, ndërsa janë djegur edhe disa dyqane.

“Një zjarrfikës është dërguar në Toksikologji, për shkak të thithjes së madhe të tymit (komuna e Çairit). Vijon evakuimi i banorëve të ndërtesës, ku është depo, e ku më pas janë djegur edhe dyqane”, thonë nga QMK.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume