Ka vdekur pasagjeri i një automjeti i cili u vetaksidentua në aksin rrugor Kllokot – Viti, mesnatën e së enjtes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, për Klankosova.tv tha se dyshohet se automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrotulluar.

Ai tutje tregoi se vdekja e pasagjerit është konstatuar nga mjeku, në vendin e ngjarjes.

Hashani tha se ngasësi i automjetit ka pësuar lëndime dhe se po trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjilan, njofton Klankosova.tv.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa vozitësi do të dërgohet në mbajtje”, shtoi ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume