Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohej për buxhetin e vitit 2027, është ndërprerë përkohësisht pasi është ndalur energjia elektrike.

Pas ndërprerjes së energjisë, deputetët janë detyruar të përdorin dritat e telefonave për të ndriçuar sallën e Kuvendit.

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka njoftuar se për shkak të këtij problemi është kërkuar një pauzë prej 10 minutash.

Ai ka reaguar edhe me ironi përmes një postimi, duke e lidhur ndërprerjen e rrymës me diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Shkojmë me 10 minuta pauzë. Në Kuvend ra sistemi. U ndal rryma.

Nuk mujti me e duru as sistemi gjithë këtë mashtrim që po ndodh sot me buxhetin e vitit 2027.

Edhe sistemi e dorëzoi mandatin!”, ka shkruar Sadiku.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume