Bashkimi Demokratik për Integrim shpalosi sot të dhëna skandaloze për krimin më të madh në dekadën e fundit nëpërmjet të keqpërdorimit dhe snfrytëzimit të institucioneve.

Monopoli i bixhozit në shtet i kontrolluar nga kompania serbo-bulgare Kazino Austria e ka finansuar drejtorin e ri të Lotarisë me mbi 140.000€, ndërsa për vete kanë fituar mbi 100 milion Euro në kurriz të shtetit dhe qytetarëve.

Edhe, siç thotë populli, mos e vet se tregon vet! Në mbrojtje të kompanisë private serbo-bulgare Kazino Austria doli zellshëm, ashtu siç edhe e pritëm, VREDI.

Vredi dhe bossi i mafisë urbane, Izet MegaWin Mexhiti, janë vënë në shërbim të plotë monopolit të kompanisë private serbo-bulgare Kazino Austria dhe drejtorit të Lotarisë Aleksandar Klimovskit në industrinë e bixhozit sepse finansohen nga paratë e tyre të pista.

Vredi, Izet MegaWin Mexhiti dhe Arben Taravari, emëruan zëvendës drejtor në Lotari, nuk e mbylli asnjë kazino, bastore, sllot klube, as edhe online lojërat e fatit, votoi kundër mbylljes së tyre në Kuvend dhe vazhdon ti shërbejë verbësisht industrisë së bixhozit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume