Dy persona janë arrestuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj më 8 nëntor, pasi ishin përleshur fizikisht mes vete.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se përleshja erdhi pas një mosmarrëveshje që të njëjtit kishin pasë.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume