Në Bashkimin Evropian nuk ka më asnjë dyshim se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtarë të BE-së. Ky është qëndrimi i eurodeputetit dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, i shprehur në takimin në Bruksel me nënkryetarin e Qeverisë për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai. Raportuesi Waitz tha se Maqedonia e Veriut duhet të përfitojë nga momenti i krijuar nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të hapur negociatat me synimin për anëtarësim të shpejtë në BE. Ai premtoi se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij dhe të Parlamentit Evropian për të arritur këtë qëllim të përbashkët strategjik.
Zëvendëskryeministri Fetai njoftoi Waitz për aktivitetet e Qeverisë për zbatimin e Agjendës së reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Fetai po ashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 si projekt i sigurisë dhe për përballimin e sfidave mjedisore.
Ai shprehu shqetësimin për ndikimin rus në hapësirën informative të Maqedonisë së Veriut, e cila duhet të trajtohet si ç’ështje serioze që cënon sigurinë kombëtare të vendit.
Në fund, zëvendëskryeministri falënderoi nikoqirin për takimin konstruktiv dhe u zotua se do të koordinojnë aktivitetet që do të përcaktojnë të ardhmen evropiane të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume