Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se sot ka dalë nga QKUK-ja ku ishte operuar, meqë para tre javësh ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Në një postim në Facebook ajo i lut të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, ta bëjnë sa më parë.

“Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda. Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara”, shkroi Kusari-Lila në postim, ku dalënderoi stafin mjekësor për kujdesin e treguar ndaj saj dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur me mesazhe inkurajuese dhe mbështetje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume