06.11.2024, Shkup – Nga dita e sotme e deri më 8 nëntor, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska do të jetë në vizitë pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga organizata “Miqtë e Evropës”, dedikuar situatës në Bashkimin Evropian dhe politikave për tejkalimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme.

Zgjerimi i BE-së është tema e panelit të diskutimit, për të cilën do të referohet ministrja Dimitrieska-Koçoska mbi reformat që e presin vendin në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe që janë përfshirë në përmbajtjen e Agjendës reformuese të miratuar së fundmi, duke theksuar përforcimin e përcaktimit të Qeverisë për zbatimin e saj.

Konferenca është pjesë e aktiviteteve të organizatës “Miqtë e Evropës”, që nxisin debatin ndërmjet palëve të involvuara, respektivisht hartuesve të politikave, komunitetit të biznesit, shoqërisë civile për krijimin e politikave dhe proceseve që do të krijojnë Evropë më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të avancuar.

Në Bruksel, ministrja e Financave do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të lartë në Drejtorinë e KE-së për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, si dhe do të ketë takim edhe me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume