Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës ka arritur në 9,11 për qind, ndërsa të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 1.480 qytetarë.

Këtë e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Bërvenicë, Nedime Sallai, e cila njoftoi për daljen e qytetarëve në votime gjatë orëve të paradites.

Procesi zgjedhor në këtë komunë po vazhdon, ndërsa qytetarët kanë mundësi të votojnë për njërin nga gjashtë kandidatët që garojnë për postin e kryetarit të komunës.

TetovaSot do të vazhdojë t’ju informojë për zhvillimet e fundit dhe të dhënat e reja mbi pjesëmarrjen në votime gjatë ditës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume