Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, sot ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës së bashku me familjen.

Pas votimit, Huseini u bëri thirrje të gjithë banorëve të Bërvenicës që të dalin në vendvotime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, duke theksuar rëndësinë e secilës votë për të ardhmen e komunës.

“Çdo votë ka rëndësi, çdo qytetar ka fuqi të vendosë për të ardhmen e komunës sonë. Ndryshimi nis me votën e secilit prej nesh! Bërvenicë, vendos për të ardhmen!”, u shpreh Huseini.

Ai apeloi që qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume