Monedha Bitcoin, shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBa-së. Investitorët ia atribuojnë pikërisht këtij momenti rritjen e vrullshme të monedhës virtuale, e cila njeh vetem rritje që prej zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi i monedhës virtuale BitCoin sot (e premte) është 98.364,96 USD, shifra më e lartë historike e saj.

Tregtarët mendojnë se presidenti i rizgjedhur Donald Trump, do të mbështesë asetet digjitale dhe kjo do të çojë drejt një regjimi rregullator më të lehtësuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume