Përmbytjet katastrofale në Spanjë: 5000 trupa janë përgatitur për t’u marrë me pasojat – Foto nga EPA

Pesë mijë trupa të tjerë do të angazhohen për ndihmë në përmbytjet e Spanjës.

Vendimin e mori kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Sanchez tha se qeveria po mobilizonte të gjitha burimet në dispozicion për t’u marrë me “tragjedinë e tmerrshme”, e cila mbërtheu më së shumti rajonin lindor të Valencias.

Përmbytjet katastrofale kanë lënë të vdekur 211 njerëz, të paktën aq sa dihen deri më tani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume