Policia ka konfirmuar se reperi Stresi është vetdorëzuar në Stacionin e Policisë në Pejë, sot rreth orës 09:00.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Klankosova.tv tha se Arkimend Lushaj është paraqitur në stacion bashkë me avokatin e tij.

“Rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”,u shpreh ai.

Artisti ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë nën dyshimet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume