Përballja e fundjavës së kaluar në El Clasico, e cila u fitua 4-0 nga Barcelona, nuk kaloi edhe si duhet, pasi ndeshja e madhe u dëmtua nga rasti i fundit i abuzimit racist në futbollin spanjoll.

Lamine Yamal, Raphinha dhe Ansu Fati, u raportua se ishin në shënjestër të një numri të vogël tifozësh të Real Madridit në “Santiago Bernabeu” dhe çështja tani është duke u hetuar.

Duke folur për El Pais , Raphinha tregoi përvojën e tij të incidentit dhe gjithashtu shpjegoi pse ai dhe shokët e tij të Barcelonës nuk raportuan se ishin abuzuar në atë kohë.

“Ne kemi folur tashmë për këtë, secili person është i ndryshëm. Sigurisht që ju shqetëson, ne po bëjmë punën tonë. E dimë që tifozët e ekipit tjetër mund të përpiqen të bëjnë gjithçka që gjërat të mos ju shkojnë mirë dhe ne duhet të jemi të përqendruar, por kur ata ju shajnë dhe ato ofendime i çojnë diku tjetër, është më e ndërlikuar”.

“Unë fola me Ansu (Fati) më pas dhe ai na tregoi se çfarë kishte ndodhur me të. Ai ishte më i mërzituri. Me Laminen i dëgjuam, por nuk e kuptonim saktësisht se çfarë po na thoshin. Por Ansu e kuptoi. Pas ndeshjes, shikuam videot dhe aty kuptuam se çfarë na kishin thënë”, deklaroi braziliani.

Vinicius Junior ka qenë shpesh në shënjestër të abuzimeve raciste, dhe përgjigja e tij ndaj kësaj ka marrë shpesh reagime. Raphinha i doli në mbrojtje të shokut të tij të kombëtares braziliane.

“Sigurisht që e kuptoj. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në fëmijërinë e tij. Nuk i dimë gjërat që ka dëgjuar kur ka qenë i vogël. Këto gjëra i shtyjnë njerëzit në kufirin e tyre dhe kjo e shqetëson shumë”. “Vinicius është një djalë shumë i qeshur, ai gjithmonë bën shaka. E vetmja çështje që e shqetëson shumë është kjo, e kuptoj zemërimin e tij. Por unë nuk jam në situatën e tij, kështu që nuk mund t’i them se çfarë do të bëja në vend të kësaj”, deklaroi Raphihna.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume