Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Orikumit, ku për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Sipas informacionit të policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 në verandën e banesës së shtetases E. B., 68 vjeçe, ku dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të vogla.

Sakaq, grupi hetimor është vënë në lëvizje dhe po punon për të zbardhur ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e shpërthimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume