Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela sonte takoi strukturat e partisë në Shkup. Sela ka akuzuar krerët e VLEN-it se po legjitimojnë veprimet e VMRO-DPME-së, të cilët po i heqin të drejtat e shqiptarëve.

“Ju kujtohet Rrahman Morina. Ç’bëri ai? Ai ishte aty vetëm për të legjitimuar, për t’i dhënë legalitet dhe për t’i dhënë legjitimitet vendimeve të ciat i sillte Sllobodan Millosheviqi. Në të njëjtën situatë pak a shumë ndodhemi edhe ne sot. Ç’bëjnë këta kryetarët e VLEN-it? Legjimitojnë veprimet të cilat VMRO-DPMNE dhe të gjithë dashakqinjtë e shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut i bëjnë duke ne hequr të drejtat tona, të cilat janë arritë më shumë mund dhe sakrificë. Edhe atëherë, edhe tani për kundërshpërblim kanë vetëm pushtetin”, u shpreh Sela.

Sela më tej shtoi se Aleanca për Shqiptrët asnjëhere nuk ka vuajtuar nga pushteti

“Aleanca për Shqiptarët nuk ka qenë e tillë kurr. Aleanca për Shqiptarët nuk ka vuajtuar kurr nga pushteti”, tha më tej Sela.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume