Futbollisti legjendar brazilian Adriano ka luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjen e lamtumirës në “Maracana” të Rios.

Gjatë ndeshjes që u zhvillua për nder të tij, në ekranin e madh të stadiumit u shfaq një video-mesazh i babait të ndjerë të Adrianos, i cili vdiq në vitin 2004, mesazh i krijuar nga inteligjenca artificiale.

Nderimi emocional e la Adriann në lot, pasi siç e ka shpjeguar më herët shumë herë, vdekja e babait të tij 20 vjet më parë ndikoi thellë tek ai, duke e bërë të humbiste pasionin për futbollin.

Pas humbjes tragjike, Adriano luftoi me depresionin dhe filloi të pinte alkool, gjë që përfundimisht ngeci karrierën e tij dikur premtuese, duke e kthyer atë në një nga talentet e mëdha të parealizuara.

Flamengo dhe një ekip i quajtur Friends nga Italia luajtën në ndeshjen e lamtumirës.

Adriano luajti nga një pjesë për të dyja skuadrat dhe lamtumira u dha nga yje si Romário, Júlio César, Dida, Ivan Córdoba dhe djali i Adrianos, Adrianinho.

Në lamtumirë mori pjesë edhe legjenda braziliane Ronaldo, ndonëse nuk mori pjesë në vetë ndeshjen.

Adriano ishte shpallur prej kohësh si pasardhësi i “Fenomenit”, por ai nuk arriti kurrë ato lartësi.

Adriano e filloi karrierën e tij në Flamengo, dhe gjithashtu luajti për Inter, Fiorentina, Parma, Sao Paulo, Corinthians, Atletico PR dhe Miami United, ku e mbylli karrierën e tij në 2016.

Në kombëtaren braziliane luajti 48 ndeshje dhe shënoi 27 gola.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume