Një 33-vjeçar nga Durrësi, është gjetur i pajetë nga policia, një ditë pasi babai i tij e denoncoi të zhdukur.

Autoritetet sqarojnë se i riu është gjetur i mbytur në një kanal me ujë.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës”, informon policia.

Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se 33-vjeçari aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume