Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e emrit të tij në Listën e zezë.

Grubi shkruan se nuk ka informacione shtesë për rastin, mirëpo ky vendim e ka prekur atë personalisht.

Reagimi i plotë:

Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume