Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së premtes qytetin Magdeburg të Gjermanisë, kur një veturë që po lëvizte me shpejtësi është përplasur në turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve, duke shkaktuar viktima të shumta.

I dyshuari, i cili tashmë është arrestuar, raportohet në shtetin gjerman ka ardhur në vitin 2006 ndërsa punon si mjek, shkruan skynews.

Ndërkohë, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser beson se ai ka pikëpamje “islamofobike”. Kjo pason pas raportimeve se në rrjetet sociale ka kritikuar hapur islamin.

Sipas informacioneve të para, Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuari i arrestuar për sulmin në Magdeburg ishte mjek 50-vjeçar i psikiatrisë dhe psikoterapisë në Bernburg.

I lindur në Arabinë Saudite, qytetin Hufuf, në vitin 2006 erdhi për shkollim në Gjermani.

Në vitin 2016 iu njoh azili politik Ai ka qenë prej vitesh aktivist në faqen e internetit wearesaudis.net, ku ofronte informacione për azilin në Gjermani dhe këshillonte gratë nga Arabia Saudite, si të largoheshin nga vendi.

Policia beson se ai mund të ketë qenë nën ndikimin e drogës pasi kontrolloi shtëpinë e të dyshuarit, tha një zyrtar tjetër për gazetën.

Motivet e sulmit mbeten të paqarta, por veprimet dhe deklaratat e tij të mëparshme tregojnë një kombinim të faktorëve personalë, politikë dhe ideologjikë që mund të kenë kontribuar në këtë akt tragjik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume